Nuk ka mundur të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pasi deputetët e PANA –a, nuk kanë marrë pjesë në orarin e caktuar. Në këto rrethana, kryesuesi i seancës Adem Mikullovci ka lajmëruar shtyrjen e seancës për sot në orën 14.00, shkruan infosot.
Thirrja e seancës është bërë pas kërkesës së PAN-it dhe AKR-së, të cilët pas një takimi maratonik që kanë mbajtur dje nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes me Listën Serbe, kanë kërkuar mbajtja e vazhdimit të seancës për sot.
Kuvendi për disa herë ka dështuar që të zgjedh organet drejtuese të tij, ndërsa pritet që sot të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari pas marrëveshjes që PAN ka arritur me AKR-në.
Ndryshe, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë po bëhet pas afro tre muajsh prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
Bazuar në kandidaturën paraprake të Partisë Demokratike të Kosovës, pritet që për këtë post të nominohet lideri i këtij subjekti politik, Kadri Veseli.


















