Shtrenjtimi i derivateve ndikoi edhe në çmimin e veturave (VIDEO)

E publikuar: 16/10/2022 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë gjë e konfirmuan të dielën edhe shitësit e makinave në tregun e automjeteve në Prishtinë. Ata thanë se në krahasim me vitet e kaluara sivjet po verehet ulje e shitjeve.

E qytetarët ankohen se veturat sivjet po kushtojnë më shumë dhe jo në harmoni me ekonominë vendore.

Pas shtrenjtimit enorm të naftës, Qeveria filloi vendosjen e çmimit tavan që mbetet në fuqi dhe freskohet çdo 24 orë.