“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

E publikuar: 17/05/2025 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti francez Emmanuel Macron ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen gjatë samitit në Tiranë.

Macron e falënderoi Ramën dhe të gjithë shqiptarët për mikpritjen në Tiranë, ku tha se Shqipëria e ka vendin e vetë në BE.

“I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vetë në Bashkimin Evropian, Franca ju mbështet në këtë rrugëtim”, shkroi Macron në “X”.

Presidenti francez qëndroi edhe një ditë pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që u mbajt dje në Tiranë.