Shqipëri-Serbi, pa tifozë nga Kosova e Maqedonia!?

03.08.2015 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shqipëri-Serbi, pa tifozë nga Kosova e Maqedonia!?

Tifozët shqiptarë nga Kosova dhe ata nga Maqedonia, nuk do të mund ta ndjekin në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet më 8 tetor, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2016”.

Për këtë janë të bindura mediat serbe, sipas së cilave, pas takimit të Kryeministrit Edi Rama me përgjegjësit e shërbimeve dhe sigurisë, është biseduar për procedurat e biletarisë për këtë ndeshje, e cila nuk e parasheh që me bileta të pajisen edhe tifozët nga jashtë Shqipërisë.

“Kjo nënkupton se në këtë ndeshje nuk do të mund të futen në stadium tifozët nga Kosova dhe shqiptarët nga Maqedonia”, shkruan “kurir.rs”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Federata Shqiptare e Futbollit me këtë rast e ka pranuar rekomandimin e UEFA-s, për ta shmangur ndonjë incident, të cilin mund ta shkaktojnë tifozët e këtyre dy vendeve.

“Para lojës, do të ketë kontroll rigoroz për tifozët dhe ndeshjen mund ta ndjekin vetëm ata tifozë që kanë nënshtetësi shqiptare. E ata që hyjnë në Shqipëri ato ditë, do të kontrollohen në detaje”, vazhdon shkrimin “Kurir”, transmeton ‘zëri’.

Shqipëria e fitoi në tavolinë 3:0, ndeshjen e parë me Serbinë, e cila ishte ndërprerë në Beograd, tetorin e vitit të kaluar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit