Shqipëri-Serbi, 4 pallatet mund të boshatisen para ndeshjes

18.09.2015 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shqipëri-Serbi, 4 pallatet mund të boshatisen para ndeshjes

Për sfidën e 8 tetorit, mes Shqipërisë dhe Serbisë, është bërë prej kohësh një plan i detajuar masash që të shmanget çdo incident i mundshëm. Në lidhje me shqetësimet e ngritura nga SHISH, mësohet se katër pallatet që janë përreth “Elbasan Arena”-s janë objekte nga ku mund të nisin incidente gjatë ndeshjes.

Javanews tregon se, për shmangien e çdo rrezikshmërie të mundshme nga këto objekte, mund të vihen në zbatim dy plane: ose mbikëqyrja e rreptë e tyre përgjatë gjithë ditës deri në përfundim të takimit, ose të bëhet boshatisja e tyre disa orë përpara fillimit të ndeshjes.

Sipas këtij portali, bëhet me dije se ekspertë të antiterrorit dhe ata të SHISH-it kanë zbritur në terren për të programuar edhe plane të detajuara masash që do të vihen në zbatim përpara, përgjatë dhe pas ndeshjes. Kjo është diçka shqetësuese për shkak se banorët e këtyre pallateve në katet e larta kanë pamje nga stadiumi dhe në ndeshjet e shkuara të Kombëtares kanë hapur dyert për tifozë të ndryshëm që të mund të shohin ndeshjen. Kjo edhe kundrejt një pagese.

SIGURIA

Prej pak ditësh, FSHF njoftoi se ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi, por në fakt është më shumë se një mision i pamundur që të arrihet blerja e një bilete. Jo vetëm kaq, por në rrjetet sociale kanë dalë faqe të ndryshme pirate që pretendojnë se kanë bileta për këtë takim. Burime të portalit në fjalë nga ekspertë të antiterrorit dhe shërbimeve sekrete bëjnë me dije se ekziston rreziku i korruptimit të efektivëve të policisë. Ata shtojnë se ka grupe që mund të paguajnë deri në 200 euro për të siguruar futjen në stadium. /albeu.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)