Në Plemetin të Obiliqit , ka shpërthyer një zjarr në pullazin e ndërtesës kolektive nga i cili është djegur në tërësi pullazi. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve.Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet përkatëse policore ndërsa raportohet për dy të dyshuar të komunitetetit rom, si persona të mundshëm të zjarrvënies.
Shkaqet e këtij incidenti ende janë të panjohura përderisa rasti është nën hetime. /Gazeta Tribuna/()