Shperthen sërish Haradinaj: Blerim Rexha është hajn ordiner, pse po ju dhemb shkarkimi i tij (Video)

E publikuar: 07/03/2018 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeminstri Ramush Haradinaj ka akuzuar rëndë ish-drejtorin e Agjencisë së Akreditimit, Blerim Rexhen, i cili, sipas Haradinajt me letrën që i ka dërguar Regjistrit Evropian ka lobuar që AKA të përjashtohet nga EQAR, ashtu sic lobohet nga serbët për të pamundësuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Në seancën e jashtëzakonshme po diskutohet për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit të Lartë (EQAR), që erdhi për shkak se ministri i Arsimit, me kërkesë të Haradinajt shkarkoi bordin e AKA’së e ky vendim nga EQAR u cilësua si politik.

Sipas Haradinajt, ish-drejtori i AKA’së, Blerim Rexha ka lobuar në EQAR për t’u përjashtuar Kosova.

“Blerim Rexha është një hajn ordiner. Kam thënë qe ai nuk rrinë në bord sepse është njëri i korruptun”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se bordi është shkarkuar sepse ka qenë bord i ndikuar nga partitë, ndërsa shprehet i nervozuar me partitë që po e mbrojnë bordin e shkarkuar.

‘Kujt është ka i dhem që është shkarku një njeri. Po me doket iu paska jep krejt partive se krejt jeni bërë bashkë”, ka shtuar kryeministri./Express/