Shpërfillet vendimi i Kushtetueses në takimin e parë të Ekipit Menaxhues

E publikuar: 03/05/2018 09:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi Menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe qysh në takimin e parë ka shprehur përcaktimin se udhërrëfyes të vetëm do t’i kenë marrëveshjet e Brukselit dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, shkruan sot Koha Ditore.

Aty kurrkund nuk përmendet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte gjetur shkelje në të shtatë kapitujt e Marrëveshjes së Brukselit.

Ekipi Menaxhues është krijuar nga qeveria e kaluar, por që punën e nisi para disa javësh pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dritën e gjelbër. Takimi në Mitrovicën veriore është mbajtur vetëm me përfaqësues të serbëve. Në kabinetin e kryeministrit Haradinaj nuk kanë treguar nëse kanë pranuar ndonjë raport nga ky takim, dhe si i përgjigjen paralajmërimit të veriorëve se draftimi i statutit do të bëhet duke shpërfillur vendimin e Kushtetueses./koha.net/

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020