Shoqërohet në polici 48-vjeçari që tentoi ta paguajë rrymën me 500 2-she ‘fallc’

E publikuar: 01/12/2023 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në raportin ditor, policia ka njoftuar për një rast pagese me dy euro të falsifkuara në KEDS-in e Shtërpcës.

Ndërsa vetëm pak më herët, policia njoftoi se ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin në fjalë.

Bëhet e ditur se i dyshuari me iniciale G.I., i moshës 48-vjeçare pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar është liruar për procedura të tjera hetimore.

Kujtojmë se javëve të fundit, rastet me monedha të falsifikuara janë shtuar dukshëm, ku ditë më parë policia ka arritur që t’i arrestojë gjashtë persona pasi tentuan që t’i fusin në Kosovë mbi 85 mijë euro të falsifikuara.