Shoqata e pinjollëve pagëzohet me emrin “Forum Qytetar”

E publikuar: 19/07/2017 17:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ka njoftuar në FB se iniciativa e “prishtinalive të vjetër” tashmë është organizatë e pavarur dhe joqeveritare e quajtur “Forum Qytetar”.

Mustafa ka thënë se Forumi synon që pa diskriminim, të përfshijë Prishtinasit nga sfera e kulturës, shkencës e arsimit, sportit e biznesit nga ata që e ndiejnë veten Prishtinas dhe duan ta zhvillojnë e fisnikrojnë këtë identitet.

Tutje ai ka thënë se Forumi do të bashkëpunojë edhe me komunën.

Ndërkohë që forumi i qytetarëve të Prishtinës është mbledhur sot për të bërë publike disa qëllime të tyre.

Ky është njoftimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Sigurisht qe edhe “pinjollet” e kane vendin ne Forumin Qytetar te Prishtines.:”Forumi është organizate e pavarur joqeveritare me formë të organizimit si shoqatë me antarësim vullnetar, i themeluar në mbështetje të plotë të Nenit 3 të Ligjit mbi Asocimin në Organizata Joqeveritare të Republikës së Kosovës Nr. 03/L-134, me organizim e qeverisje moderne demokartike, bazuar në liritë dhe përgjëgjsitë e asocimit sipas Kushtetutes dhe ligjeve. Forumi synon që pa diskriminim, të përfshijë Prishtinasit nga sfera e kulturës, shkencës e arsimit, sportit e biznesit nga ata që e ndiejnë veten Prishtinas dhe duan ta zhvillojnë e fisnikrojnë këtë identitet. Në udhëhqësi të Forumit nuk do të jenë zyrtarë dhe antarë të organeve udhëheqëse të partive politike. Forumi do të bashkëpunojë me udhëheqjet komunale dhe zhvillojë partneritet me ta pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake” ( Pjesë nga Projekti i Statutit për Forumi Qytetar I Prishtines”