Shkoi për pushime, kosovari mbytet në plazhin e Lezhës

E publikuar: 01/07/2017 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta në plazhin e Tales në Lezhë ku një shtetas kosovar ka humbur jetën ndërsa ishte duke u larë në det.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje personi i mbytur nuk ka mundur të marrë ndihmën e shpejtë për shkak se ambulanca nuk arriti në kohë në vendngjarje.

Ndërkohë që emri i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

Ky është rasti i dytë brenda dy ditëve që shtetasit kosovarë humbasin jetën në [plazhin shqiptar, një ditë më parë një grua nga Kosova humbi jetën në Velipojë. /albeu.com/