Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut

E publikuar: 07/05/2025 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy javë para përfundimit të kampionatit, kuqezinjtë nga Tetova siguruan titullin pas fitores ndaj Rabotniçkit, duke ia marrë fronin kampionit të kaluar, Strugës.

Shkëndija e Tetovës është kampionja e re e Maqedonisë së Veriut.

Skuadra kuqezi siguroi matematikisht titullin e pestë në historinë e klubit vetëm dy javë para fundit të kampionatit, pas një fitoreje të merituar ndaj Rabotniçkit me rezultat 2:1.

Me këtë sukses, tetovarët ia morën epitetin e kampionit ekipit të Struga Trim Lum, i cili e mbante titullin që nga sezoni i kaluar.