Shkenca zbulon pse burrat pëlqejnë femrat me të pasme të mëdha

07.03.2015 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shkenca zbulon pse burrat pëlqejnë femrat me të pasme të mëdha

Që nga fotoja e Kim Kardashian që theu internetin te këngët hit si “All About That Bass”, të pasmet e grave po kalojnë një moment të lavdishëm nën drita.

Interesi për format e femrave nuk është gjë e re, sigurisht. Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar që

shijet e burrave kanë evoluar drejt femrave me bel të hollë dhe vithe të gjera, shenjë rinie dhe fertiliteti.

Tani, një studim i shton një nuancë të re teorisë së evolucionit që qëndron pas interesit të meshkujve për ijë të kërcyera, ose më saktësisht, për shtyllat kurrizore të harkuara, që i krijojnë ato.

“Gratë duhet të përballojnë problemin e zhvendosjes përpara të qendrës së trupit gjatë shtatzënisë”, thotë një nga autorët e studimit Eric Russell, i diplomuar për psikologji në Universitetin e Texas-it në Arlington, për Huffington Post. “Gratë që e kanë më të harkuar shtyllën kurrizore në pjesën e barkut … mund ta rishpërndajnë qendrën e rëndesës së masës trupore për të zvogëluar zhvendosjen që ndodh nga shtatzënia. Prandaj, ne hipotetizojmë që burrat kanë një përshtatje psikologjike që i pëlqejnë këto femra si partnere për t’u çiftuar.”

Thënë shkurt, preferencat e meshkujve kanë evoluar për këtë formë anatomike specifike sepse ajo i bën gratë të afta të përballojnë disa shtatzëni pa dëmtime dhe të jenë në formë gjatë shtatzënisë.

Për studimin në fjalë, më shumë sesa 300 burra vlerësuan koeficientin tërheqës te siluetat femërore që kishin një harkim të shtyllës kurrizore nga 26 në 61 gradë, shkruan revistaclass. Burrave iu duket një hark i moderuar, rreth 45.5 gradë, normal. Ky hark do siguronte avantazhe evolucioni pa shfaqur probleme shëndetësore si dhembje shpine apo rrëshqitje të disqeve të shtyllës kurrizore, sipas studiueseve. Ata zbuluan dhe që çelësi është pikërisht struktura e shtyllës kurrizore, jo thjesht dhjami dhe muskujt e vitheve.

“Burrat mund t’i çojnë sytë te vithet dhe të marrin informacion për shtyllën kurriozore të grave pa qenë të vetëdijshëm për këtë,” shprehet Dr. David Lewis, i universitetit Bilkent në Turqi dhe autori kryesor i studimit, për Daily Mail. Por mund të jetë e vërtetë që burrat të kenë preferenca edhe për harkun e ijëve, dhe përmasat e të pasmeve.

Studimi është publikuar në 7 shkurt në revistën online Evolution and Human Behavior.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)