Shkelzen Maliqi, drejtor i Instituti “Gani Bobi”, i cili merret me sondazhe ka treguar se ka në terren 50 anketues dhe menjëherë pasi të mbyllen qendrat e votimeve në orën shtatë, do të dalin edhe rezultatet e exit poll-eve në shtatë komunat më të rëndësishme.
Maliqi ka treguar se në orën shtatë të mbrëmjes do të dalin rezultatet e para të exit poll-eve për Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën, Ferizajn, Mitrovicën dhe Gjilanin.
“Pas orës 7 po besoj do të jemi në gjendje të tregojmë për përbërjen e asambleve komunale dhe për kryetarë të komunave”, ka thënë Maliqi.
Maliqi ka pohuar se zgjedhjet lokale që po mbahen sot kanë qenë të rregullta dhe me incidente të vogla, të cilat nuk kanë penguar procesin zgjedhor. /Express/