Spitali i Gjilanit e ka shitur një traktor të tipit “IMT 539” vetëm gjashtë vjet pasi atë e ka blerë të ri ish-menaxhmenti.
Shitja e traktorit është bërë përmes një ankandi të shpallur në faqen zyrtare të Këshillit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Mirëpo, të hollat nga shitja e traktorit Spitali i ka përdorur për të blerë një veturë, për nevojat e drejtorit, Abdylatif Latifi, ndonëse ky i fundit kishte në dispozicion një veturë tjetër, disa vite më të vjetër se kjo që është blerë së fundmi.
Gazeta “Zëri” ka hulumtuar rrjedhën e shitjes së këtij traktori dhe blerjes së veturës “Chervolet Cruze”.