Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një përbërës të ri i cili e ndalon malarien, sipas studimeve të bëra tek kafshët, me një dozë të vetme.malaria
Testimet tek minjtë treguan se një trajtim i vetëm mjaftoi për të parandaluar infeksionin për 30 ditë. Ky përbërës luftoi me sukses infeksionin në mëlçi, si dhe parazitët e malaries që qarkullonin në gjak. Studiuesit shpresojnë se ky studim, i publikuar fillimisht në revistën Nature, do të hapë rrugë të reja për krijimin e ilaçeve më efikase.
Malaria përhapet tek njerëzit me anë të kafshimit nga mushkonjat femra të infektuara dhe mendohet se pothuajse gjysma e popullsisë në botë është e predispozuar për t’u sëmurur.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2015 kishte më shumë se sa 214 milionë raste të evidentuara me këtë sëmundje, nga të cilat mbi 400 mijë përfunduan me vdekje. Përveç faktit që duhet të marrin masa për të evituar pickimin e mushkonjave, njerëzit gjithashtu duhet te marrin ilaçe kundër malaries. Fatkeqësisht, ilaçet ekzistente janë larg perfektes – të sëmurët duhet të marrin një numër të caktuar dozash dhe, mbi të gjitha, paraziti që shkakton malarien duket se po zhvillon rezistencë ndaj këtyre medikamenteve.
Nevoja për një kurë të re
Një nga llojet e parazitëve që shkakton malarien – P. falciparum- është bërë rezistent ndaj pothuajse të gjitha mjekimeve të njohura ndaj malaries.
Doktori Nobutaka Kato dhe kolegët e tij të Institutit të Masaçustit kryen kërkime në një librari me më shumë se 100.000 përbërës për një kurë të re.
Ato po përpiqeshin të gjenin diçka e cila do të punonte në një mënyrë të re në krahasim me kurat ekzistente.
Përbërësi që ata zbuluan sulmon parazitët përpara se ata të mund të shumohen në mëlçi dhe të lëshohen në gjak në numra shumë herë më të mëdhenj.
Autori kryesor i studimit, profesor Stuart Schreiber shpreson së këto përfundime do të ndihmojnë në gjetjen e medikamenteve kundra malaries në vitet në vazhdim.
“Ftojmë komunitetin shkencor të përdorë këtë bazë të dhënash si një pikë kype për zhvillimin e terapive kundër malaries”, deklaroi ai.
Ky studim u mundësua nga Fondacioni Bill & Melinda Gates.Shëndeti.