Sherifi:Thaçi e solli Ramën në Prishtinë për t’i lënë në hije dënimet e Grupit të Drenicës

E publikuar: 26/10/2016 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i Partisë NISMA për Kosovën, Billall Sherifi ka shprehur për takimin e djeshëm në Prizren të Edi Ramës dhe Hashim Thaçin se është një tentativë e këtij të fundit për ti lënë në hije dënimet e Grupit të Drenicës, shkruan Gazeta Express.

Sherifi pretendon se Edi Rama po sillet sikur të ishte vartës i Hashim Thaçit.

“Sa herë që Thaçi ka telashe të brendshme, ai ose shkon te Rama në Tiranë ose e sjellë atë në Kosovë për “drekë/darkë” sikur kësaj radhe! Ai e solli atë sot në Prishtinë vetëm për një arsye: që lajmin e konfirmimit të aktgjykimeve të padrejta ndaj udhëheqësve dhe ushtarëve të UÇK-së, Sylejmam Selimi dhe të tjerët ta nxjerrë në plan të dytë. Ky është gabim i radhës i Edi Ramës. Natyrisht nëse është gabim.” ka thënë Bilall Sherifi

Ai më tej thotë se e siguron Ramën se nëse mendon se kjo ndihmë që sot ia dha Thaçit do ta forcojë miqësinë mes tyre sërish e ka gabim.