Sherifi thotë se Thaçi po përdorë propagandë “gebellsiane” kundër opozitës

25.10.2015 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sherifi thotë se Thaçi po përdorë propagandë “gebellsiane” kundër opozitës

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën u është kundërpërgjigjur lideri të PDK’së, Hashim Thaçi dhe nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri rreth asaj se “opozita kosovare është duke vepruar me skenar të shërbimeve ruse për destabilizimin e vendit”.
Postimi i plotë i Sherifit në Facebook:

ME PROPAGANDË GEBELLSIANE KUNDËR OPOZITËS

Përpjekjet e pandalshme të pushtetit me qëllim që e vërteta për marrëveshjet e saj me Serbinë dhe Malin e Zi të mos depërtoj në popull dështuan. Ky dështim e ka tërbuar pushtetin aq shumë, sa që për të mbijetuar më tej ka filluar tani të shërbehet edhe me mjete propagandistike të arsenalit Gebellsian kundër opozitës.
Në funksion të mbijetesës së pushtetit të tyre, në stilin Gebellsian, kanë shpikur dhe shpërndarë gënjeshtrën e madhe se: “Opozita e Kosovës është duke vepruar me skenar të shërbimeve ruse për të destabilizuar vendet e Ballkanit perëndimor”. Këtë gënjeshtër e plasoi Lutfi Haziri dhe e përsëriti Hashim Thaçi. Sipas të gjitha gjasave do ta përsërisin sërish në të ardhmen por kush do ta ketë radhën ta përsëris atë do të shohim ditëve në vazhdim.
Për të fshehur qëllimin e vërtetë të nazistëve, e që ishte mbrojtja e pushtetit, Gebellsi i cili ishte arkitekt i filozofisë së propagandës naziste, së pari barazoi shtetin me pushtetin. Pra, sipas filozofisë së tij, “shteti ishte vet pushteti” dhe “pushteti ishte vet shteti”.
Edhe këta dy, Lutfiu dhe Hashimi, sikur Gebellsi, së pari e barazojnë shtetin me pushtetin. Sipas tyre, vetëm kur ata janë në pushtet kemi shtet, po ranë ata nga pushteti padyshim që bie edhe shteti. Prandaj, janë hedhur në sulm propagandistik, për të mbrojtur “Shtetin e Pushtetit” të tyre dhe jo shtetin e të gjithëve sepse për ta, shteti, pa ta në pushtet nuk ekziston.
Filozofia e Gebellsit thotë që gënjeshtra duhet të jetë e madhe dhe duhet të përsëritet shumë shpesh, në mënyrë që atë dikur ta besojnë edhe të tjerët. Pikërisht këtë po e bëjnë Lutfiu dhe Hashimi, shpikën dhe e shpërndanë një gënjeshtër, edhe atë jo një dosido por një gënjeshtër të madhe se: “Opozita po vepron me skenar të shërbimeve ruse”.
“E vërteta, thotë Goebbelsi është armiku vdekjeprurës i gënjeshtrës prandaj e vërteta është gjithashtu armiku më i madh i shtetit” .
Këtë e din mirë edhe “Pushteti Shtet” i Lutfiut dhe Hashimit, prandaj, kanë shpikur, shpërndarë dhe po e përsërisin gënjeshtrën e tyre, në mënyrë që përmes gënjështrës të luftojnë të vërtëtën e marrëveshjeve të tyre me Serbinë dhe Malin e Zi.
Kjo filozofi ashtu siç nuk e ka ndihmuar dot as arkitektin e saj Paul Joseph Goebbels, nuk do ti ndihmojë as Lutfiut dhe Hashimit të cilët po shërbehen me këto mjete propagandistike.

P.S. Përkthim i thënjes së Gebellsit për Gënjeshtrën:
“Nëse dikush e lëshon një gënjeshtër të madhe dhe e përserit atë mjaft shpesh, dikur do ta besojnë edhe të tjerët. Gënjeshtra mund të përdoret për aq sa i duhet shtetit ta mashtroj popullin për pasojat politike, ekonomike dhe ushtarake. Prandaj, është me rëndësi jetike për shtetin që të përdor tërë pushtetin për shtypjen e mendimeve ndryshe. E verteta është armiku vdekjeprurës i gënjeshtrës, prandaj e vërteta është armiku më i madh i shtetit.”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Për muaj e kam vërejtur zhgënjimin te qytetarët

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Për muaj e kam vërejtur zhgënjimin te qytetarët

Abdixhiku: Kemi nevojë për një politikë që bashkon, e ardhmja s’u përket atyre që përçajnë

LDK alarmon për “sulm kibernetik”: Po përdoren profile të automatizuara për propagandë

LDK alarmon për “sulm kibernetik”: Po përdoren profile të automatizuara për propagandë

KEK: Njësia A4 e TC Kosova A rikthehet në operim

KEK: Njësia A4 e TC Kosova A rikthehet në operim

SHBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova

SHBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova

Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim për certifikim në zgjedhjet e 7 qershorit

Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim për certifikim në zgjedhjet e 7 qershorit

Zgjedhjet e parakohshme dhe mungesa e Kuvendit funksional, marrëveshjet ndërkombëtare mbesin në rrezik implementimi

Zgjedhjet e parakohshme dhe mungesa e Kuvendit funksional, marrëveshjet ndërkombëtare mbesin në rrezik implementimi

Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor, sfidat kryesore të Policisë së Kosovës

Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor, sfidat kryesore të Policisë së Kosovës

Sokol Haziri zgjidhet kryetar i Aleancës në Gjilan

Sokol Haziri zgjidhet kryetar i Aleancës në Gjilan

Ambasadori suedez: Para dy dekadash, Kosova ishte para Shqipërisë në integrime – më trishton që sot s’është

Ambasadori suedez: Para dy dekadash, Kosova ishte para Shqipërisë në integrime – më trishton që sot s’është

Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën që shkon drejt bjeshkëve të Junikut, Komuna del me njoftim për qytetarët

Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën që shkon drejt bjeshkëve të Junikut, Komuna del me njoftim për qytetarët

Kurti argëtoi pak partinë, Albulena Haxhiut ia përmendi një kallabllëk funksione, Avni Deharit i tha se së shpejti do të jetë “Dehari 3”

Kurti argëtoi pak partinë, Albulena Haxhiut ia përmendi një kallabllëk funksione, Avni Deharit i tha se së shpejti do të jetë “Dehari 3”

S’ishte në kongresin e partisë, deklarohet Avdullah Hoti

S’ishte në kongresin e partisë, deklarohet Avdullah Hoti

Kurti: Opozita vepron nga frika, bllokon çdo vendim dhe bashkohet kundër qeverisjes sonë

Kurti: Opozita vepron nga frika, bllokon çdo vendim dhe bashkohet kundër qeverisjes sonë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente