Shenjat kryesore e faktorët që rrisin rrezikun e kancerit të gjirit te burrat

25.10.2020 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shenjat kryesore e faktorët që rrisin rrezikun e kancerit të gjirit te burrat

Ndonëse burrat nuk kanë gjinj si gratë, ata kanë një sasi të vogël të indeve të gjirit.

Gjinjtë e një burri të rritur janë të ngjashme me gjinjtë e një vajze para pubertetit.

Tek vajzat, ky ind rritet dhe zhvillohet, por te burrat, jo. Por duke qenë se është ende ind gjiri, burrat mund të preken nga kanceri i gjirit.

Më parë, mjekët mendonin se kanceri i gjirit te burrat ishte më i rëndë sesa te gratë, por studimet kanë treguar se është njëjta gjë.

Problemi kryesor është se kanceri i gjirit tek burrat shpesh diagnostikohet më vonë sesa kanceri i gjirit tek gratë. Kjo mund të jetë për shkak se burrat kanë më pak të ngjarë të dyshojnë për diçka të çuditshme në zonën e gjinjve.

Cilët burra kanë më shumë gjasa të kenë kancer të gjirit?

Është e rrallë që një burrë nën moshën 35-vjeçare të diagnostikohet me kancer gjiri. Mundësitë për kancer rriten me rritjen e moshës. Zakonisht burrat diagnostikohen me kancer gjiri në moshën 60 dhe 70 vjeç.

Faktorë që mund të rrisin shanset për të patur kancer gjiri:

– kanceri i gjirit te një e afërme femër;

– histori ekspozimi të gjoksit ndaj rrezatimit;

– zgjerimi i gjinjve nga trajtimi me ilaçe ose hormone, apo injeksione dhe helme;

– marrja e estrogjenit;

– një gjendje e rrallë gjenetike e quajtur sindroma Klinefelter;

– sëmundje e mëlçisë;

– sëmundje të testikujve;

– mbipesha.

Simptomat

Simptomat e kancerit të gjirit tek burrat janë të ngjashme me ato te gratë. Shumica e kancereve të gjirit diagnostikohen kur një burrë zbulon një gungë në gjoksin e tij.

Disa shenja të zakonshme:

– gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull;

– ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit;

– ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj, si gropëza ose tërheqje;

– skuqje, ënjtje te gjinjtë, përreth tyre apo nën sqetull;

– rrjedhje lëngu nga thithka e gjirit;

– kore ose luspa në thithkën e gjirit;

– puçrra të imta në majë të gjirit apo përreth tij;

– dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit ose nën sqetull.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së parashihet të fillojë në vitin 2021, juristët shohin vështirësi për avokatët

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së parashihet të fillojë në vitin 2021, juristët shohin vështirësi për avokatët

PSG mposht Leipzigun, Man United Basaksehirin

PSG mposht Leipzigun, Man United Basaksehirin

Barcelona dhe Juventusi sigurojnë kalimin në fazën tjetër të LK-së

Barcelona dhe Juventusi sigurojnë kalimin në fazën tjetër të LK-së

AAK: S’kërkuam përkrahje nga Enver Hoxhaj, por nga Thaçi e Veseli

AAK: S’kërkuam përkrahje nga Enver Hoxhaj, por nga Thaçi e Veseli

Sherifi thotë se edhe Limaj mund ta ushtrojë postin e presidentit

Sherifi thotë se edhe Limaj mund ta ushtrojë postin e presidentit

Hoxhaj thotë se nuk e votojnë asnjë kandidat të koalicionit qeverisës për president

Hoxhaj thotë se nuk e votojnë asnjë kandidat të koalicionit qeverisës për president

Muhaxheri: Qeveria i ka votat, seancën e ardhshme votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Muhaxheri: Qeveria i ka votat, seancën e ardhshme votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Hoxhaj takon Përfaqësuesin Special norvegjez për Ballkanin Perëndimor, temë kryesore dialogu dhe njohja reciproke

Hoxhaj takon Përfaqësuesin Special norvegjez për Ballkanin Perëndimor, temë kryesore dialogu dhe njohja reciproke

Spanja fillon vaksinimin e banorëve falas në janar

Spanja fillon vaksinimin e banorëve falas në janar

Baraliu: Vendi po shkon drejt një krize të re politike, partitë të reflektojnë

Baraliu: Vendi po shkon drejt një krize të re politike, partitë të reflektojnë

Shteti shet veturën e konfiskuar, tash duhet t’i kthejë borxhin pronarit

Shteti shet veturën e konfiskuar, tash duhet t’i kthejë borxhin pronarit

​Vetëvendosje reagon ndaj dëmtimit të billbordeve të Shpejtim Bulliqit

​Vetëvendosje reagon ndaj dëmtimit të billbordeve të Shpejtim Bulliqit

Ahmeti njofton për subvencionimin e dy kategorive me nga 80 euro

Ahmeti njofton për subvencionimin e dy kategorive me nga 80 euro

​Osmani dekoron me Medalje presidenciale të meritave post-mortum punonjësit shëndetësorë të vdekur nga COVID-19

​Osmani dekoron me Medalje presidenciale të meritave post-mortum punonjësit shëndetësorë të vdekur nga COVID-19

Hoti takon komandantin e ri të KFOR-it gjeneral-majorin Federici

Hoti takon komandantin e ri të KFOR-it gjeneral-majorin Federici

​5 gjëra te një grua që rrëzon çdo burrë në këmbë

​5 gjëra te një grua që rrëzon çdo burrë në këmbë