Shasha: Macron shkaktoi konfuzion me deklaratën e tij, nëse ka qëndrim të ri për vizat eshtë mirë të sqarohet

E publikuar: 17/10/2023 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, ka thënë se Kosova ka kryer të gjitha detyrat e saj sa i përket liberalizimit të vizave.

“Sot këshilla kryesore diplomatike për Kosovën është: buzëqesh dhe mos thuaj asgjë. Kosova ka kryer të gjitha detyrat e veta të shtëpisë dhe mund të rri komod për liberalizimin e vizave. Ne veç jena tu e prit të buzëqeshur 1 janarin 2024.”

Ai ka folur edhe për deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron, për çka tha se nuk ka mundësi që Franca “në mënyrë unilaterale dhe krye në vete” të pezullojë vendimin për vizat.

Shasha tha se nëse Macron ka një qëndrim të ri për vizat është mirë të sqarohet sepse “ka konfuzxuar me deklaratën e tij”.

“Eh tash nëse Presidenti Macron ka një qëndrim të ri lidhur me liberalizimin e vizave është mirë të sqarohet. Sot ai vetëm ka konfuzuar me deklaratën e tij. Ka zero mundësi që Franca në mënyre unilaterale dhe krye në vetë të pezulloj liberalizimin e vizave. Kjo është ligjërisht e pamundshme.”

Ai ka dhënë një këshillë sa i përket kësaj çështje.

“Kam thënë edhe më herët. Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike.”