Shala: Nuk janë të shkatërruara dokumentet e privatizimit, ato janë të ruajtura në arkivat elektronike

E publikuar: 26/10/2020 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjitha proceset e privatizimit janë të kritikuara, asnjë nuk mbërrin objektivat për zhvillimin e ekonomik, për hir të mbajtës rezervë të fondit nga privatizimi.

Kështu ka thënë Ahmet Shala, ish-zëvendës drejtor menaxhues në AKM gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Ish ministri Shala gjatë periudhës 2002-2007 sa ka qenë në AKM bëri të ditur të gjitha dokumentet e privatizimit janë të skanuara elektronikisht dhe të ruajtura në arkivat elektronike të Unionit Evropian.

“Sa i përket djegies së dokumenteve të privatizimit nuk bën ndonjë shqetësim, pasi ato janë të ruajtura në arkivat elektronike të Unionit Evropian. Kështu që AKP dhe kush do tjetër që janë të interesuar do duhej të kërkonin të dhënat. Nuk besoj që të dhënat janë shkatërruar”, tha Shala.

Për këtë deputeti Sejdi Hoxha, tha se kjo përbën lajm për të gjithë qytetarët dhe institucionet që nuk janë shkatërruar dokumentet e privatizimit, edhe pse ato janë djegur në vitin 2008.