Shakira thuhet se punësoi detektivë për të zbuluar tradhtinë e Piques

E publikuar: 11/06/2022 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndarja e Shakirës dhe Gerard Piques vazhdon të krijojë polemika, pasi lindin thashetheme të reja për arsyet pse çifti vendosi të ndahej, pasi së fundmi u zbulua se këngëtarja kolumbian kishte punësuar një agjenci detektivësh dhe përmes tyre kishte zbuluar se ai po e tradhtonte.

Është raportuar se Shakira dyshohet se iu drejtua një agjencie për të punësuar detektivë, të cilët do të kishin ndjekur çdo hap të Piques dhe kështu do të zbulonin pabesinë e tij, sipas emisionit televiziv “El gordo y la flaca”, shkruan Marca.

Gjithashtu u raportua se Shakira kishte në posedim imazhet e Piques pranë gruas me të cilën dyshohet se e tradhtoi dhe nuk do të dalin në dritë sepse ajo ka paguar për to dhe për të pasur privatësi.

Shakira dhe Pique konfirmuan pak ditë më parë se po ndaheshin pas 12 vitesh lidhje dhe bashkë kanë dy fëmijë, por nuk zbuluan arsyet dhe kërkuan privatësi dhe të respektonin jetën e tyre personale.

Në disa media u raportua se mesa duket arsyeja e ndarjes do të ishte tradhtia e futbollistit të Barcelonës ndaj Shakirës me një vajzë të re rreth 20-vjeçare, profesioni i së cilës thuhet është kameriere në një lokal.

Disa nga të parët që folën për këtë ishin gazetaret spanjolle Lorena Vazquez dhe Laura Fa në video podcastin e tyre ‘Mamarazzis’, duke theksuar se këngëtarja e kishte kapur lojtarin e Barcelonës “me një grua tjetër” dhe “kishte marrë vendimin për t’u ndarë”.

Madje në një moment, nëna e Gavi, shokut të skuadrës së lojtarit në ekipin e parë të Barcelonës, u tha se ka qenë shkaku i ndarjes mes Shakirës dhe Piques. Mirëpo ky thashethem u përgënjeshtrua shpejt nga mediat.

Mediat spanjolle kanë vënë në skenë një tjetër femër si shkaktare të mundshme të ndarjes mes kolumbianes dhe Pique, e që është e dashura e Riqui Puig. /Telegrafi/