Serwer: Vuçiq e ka bërë të qartë disa herë që nuk është i interesuar për dialog

E publikuar: 13/12/2023 07:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
daniel-serwer

Daniel Serwer, analist i njohur nga ShBA-ja, ka folur për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Profesori amerikan deklaroi se Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë, e ka bërë të qartë disa herë që nuk është i interesuar për dialog.

Tutje, ai ka thënë për Tëvë 1 se Vuçiqi nuk e përfill shumë Perëndimin.

“Aleksandar Vuçiq e ka bërë të qartë disa herë se nuk është shumë i interesuar për dialog. Në anën tjetër edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka rezervat e tij, por megjithatë ka më shumë vullnet se Vuçiqi që procesi të ecë përpara. Nëse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk bëjnë më shumë presion, atëherë jam skeptik për të ardhmen e këtij procesi. Vuçiq nuk po e përfill shumë perëndimin vetëm shikojeni raportet e tij të ngushta me Dodikun, Llukashenkon e Orbanin, kjo besoj flet shumë. Ai është shumë i zoti që vazhdon të bëjë politikë me disa karta” – deklaroi Serwer.