Serbia riaktivizon qendrën e radarëve ajrorë në Leposaviq

12.12.2015 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbia riaktivizon qendrën e radarëve ajrorë në Leposaviq

Serbia ka riaktivizuar qendrën e radarëve ajrorë në vendin e quajtur Maja e Panqiqit, që ndodhet në komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës, nga ku kontrollon gjithë hapësirën ajrore të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Qendra e radarëve serbë shtrihet në fund të territorit të Kosovës në pjesën veriore në një lartësi prej 2 mijë e 17 metra mbi nivelin e detit.

Eksperti i sigurisë, Florian Qehaja, ka thënë për Top Channel se riaktivizimi nga ana e Serbisë i radarëve që ndodhen në territorin e Kosovës, përbënë shkelje të sovranitetit, për të cilën gjë ai fajëson forcat e NATO-s në Kosovë, që janë përgjegjës për vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo përbënë shkelje të sovranitetit tonë. Konsideroj që Serbia është duke e shfrytëzuar vakuumin që ekziston në drejtim të mos bashkëpunimit me Kosovën dhe është duke i shfrytëzuar të gjitha resurset që i ka në drejtim të vëzhgimeve dhe në drejtim të interceptimeve për qytetarët e Kosovës. KFOR-i qartazi së voni, nga një pozicion neutral po shihet që ka lëvizur më shumë në një pozicion të përmirësimit sa më të madh të marrëdhënieve me Serbinë dhe ky është një vendim politik”, thotë Florian Qehaja, ekspert i Sigurisë.

Qehaja ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të bëjë trysni mbi bashkësinë ndërkombëtare që çështjen e demarkimit të kufirit me Kosovën, Serbia ta ketë si kusht në kuadër të kapitullit 35 për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Edhe hartat zyrtare dhe dokumentet kadastrale të Kosovës konfirmojnë se qendra e navigacionit dhe radarëve ndodhet brenda territorit të Kosovës.
Profesori i gjeografisë, Florim Isufi ka shpjeguar se si në bazën e të dhënave të gjeoportalit të Kosovës, që është hartë zyrtare digjitale e shtetit, radarët tek Maja e Panqiqit shihen që janë brenda territorit kosovar, por ai tregon edhe se si Serbia ka ndërhyrë në gjeoportalin e sajë dhe e ka devijuar kufirin pikërisht në atë pjesë ku ndodhet navigacioni.

“Vija e zezë është vijë zyrtare nga Kadastri i Kosovës dhe është e publikuar në gjeoportalin e Kosovës. Ndërsa, nëse bazohemi në gjeoportalin zyrtar të Serbisë, shihet se kjo vijë devijon jashtëzakonisht shumë brenda territorit të Kosovës. Tash këtu kemi një mospërputhje të kufirit, në mes kufirit sipas gjeoportalit zyrtar të Serbisë dhe kufirit sipas gjeoportalit zyrtar të Kosovës”, thotë Florim Isufi, profesor i gjeografisë.

Radarët e riaktivizuar nga shteti serb, ishin objektivi i parë sulmeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë më 1999, pasi NATO që para 17 viteve e konsideronte këtë radar si “veshë e sy” për Beogradin dhe sistemin e sigurisë së Serbisë.

Sipas profesorit të gjeografisë Florim Isufi dhe ekspertit të sigurisë, Florian Qehaja, çështja e radarëve në Leposaviq do të paraqes problem ndërshtetërorë mes Kosovës dhe Serbisë, kur të bëhet demarkacioni mes dy vendeve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës