Serbia insiston se njëri prej terroristëve është vrarë pasi është plagosur: Dëshmitë brenda 24 orësh

E publikuar: 01/10/2023 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë tjerë serbë, po vazhdojnë të insistojnë se njëri prej terroristëve që morën pjesë në sulmin në Banjskë është vrarë pasi është kapur i plagosur.

Sipas tij, Serbia për këtë do të dalë me dëshmi brenda 24 orësh.

“Ato përpjekje për të heshtur se si u vranë disa nga serbët nuk do të kalojnë, prandaj po ju njoftoj se brenda 24 orëve do të keni mundësi ta dëgjoni dhe ta shihni. Kemi deklarata të dëshmitarëve okularë, njerëz që kanë qenë në vend dhe kanë parë se si dhe në çfarë mënyre është vrarë brutalisht të paktën një i plagosur. Dhe Serbia nuk do të qetësohet derisa të dihet e vërteta e plotë, sepse jeta e serbëve nuk vlen më pak se jeta e të tjerëve. Dhe nuk më intereson se kush dhe sa presion do të ushtrojnë, ashtu siç nuk më intereson se si dhe në çfarë mënyre synojnë ta lëndojnë Serbinë me gënjeshtrat e tyre, si në rajon, ashtu edhe në mediat perëndimore.”, tha Vuçiq.