Bota & Rajoni

Serbët me pasaporta që i lëshon Drejtoria Koordinuese me viza në BE

19.03.2016 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Ambasada gjermane në Kosovë ka vendosur që të mos njohë pasaportat serbe që lëshohen nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Tek kushtet dhe procedurat për marrjen e vizave në këtë ambasadë, thuhet se mbajtësit e pasaportave biometrike serbe mund të udhëtojnë për në Zonën e Shengenit dhe të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve pa vizë porse kjo nuk vlen për pasaportat e lëshuar nga Drejtoria Koordinuese.

“Mbajtësve të pasaportave serbe të lëshuara nga ‘Koordinaciona uprava’ u lejohet hyrja në Zonën e Shengenit vetëm me vizë”, thuhet në ueb faqen e ambasadës.

Pasaportat e tillë kanë filluar të jepen nga Serbia që pas liberalizimit të vizave për këtë vend. Atë kohë, Komisioni Evropian kishte vënë si kusht Serbisë që të lëshojë pasaporta vetëm për qytetarët e vet.

Në pamundësi të dhënies së pasaportave të njëjtë sikurse me qytetarët që jetojnë në Serbi, Qeveria e Serbisë kishte vendosur që pasaportat për qytetarët serb që jetojnë në Kosovë të lëshohen nga Drejtoria Koordinuese.

Vendimi i ambasadës gjermane ka ngjallur interesim tek serbët e Kosovës. Kossev, një portal që operon në pjesën veriore të Kosovës, ka kontaktuar me Ministrinë e Jashtme të Serbisë për të pyetur rreth këtij vendimi, por ata kanë thënë se nuk janë të informuar lidhur me këtë.

Komisioni Evropian në vitin 2009 vendosi që nga janari i vitit 2010 qytetarët serbë të mos kenë nevojë për vizë për të udhëtuar në Zonën Shengen./Insajderi.com

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve