Gazetari i gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), Michael Martens, ka komentuar caktimin e datës së zgjedhjeve presidenciale në Serbi, duke parashikuar se lëvizja studentore mund të dalë fituese edhe në këtë proces zgjedhor.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, Martens bëri të ditur se zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 27 dhjetor.
Ai vlerësoi se, nëse lëvizja studentore nuk bën gabime të mëdha, ajo do të mund ta fitojë edhe këtë palë zgjedhjesh.
“Përveç nëse lëvizja studentore bën ndonjë gabim të madh, ajo do t’i fitojë edhe këto zgjedhje. Siç qëndrojnë gjërat sot, lëvizja studentore mund të propozonte edhe një bisht fshese si kandidate dhe ajo do të zgjidhej”, ka shkruar Martens.
































