Serbët braktisën negociatat me palën kosovare dhe nervozuan BE-në

19.05.2015 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbët braktisën negociatat me palën kosovare dhe nervozuan BE-në

Gjenerali Vladisavljeviq arriti t’i bëjë nervoz edhe ndërmjetësit everopianë në dialogun e sotëm në Bruksel Gjenerali Vladisavljeviq arriti t’i bëjë nervoz edhe ndërmjetësit everopianë në dialogun e sotëm në Bruksel
Delegacioni serb në Bruksel ishte shumë destruktiv. Në bisedimet e sotme serbët braktisën takimin në orën 16:30. Bisedimet u udhëhoqën nga ish shefi i kundërzbulimit ushtarak serb, Dragan Vladisavljeviq.
Mediat raportuan për një përfarim qëndrimesh të raporteve mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, kurse kreyenegociatorja kosovare, Edita Tahiri konfirmoi pas përfundimit të takimit të grupeve punuese se palët janë dakorduar me elementet e planit të zbatimit.
Sipas saj, Kosova do ta marrë kodin telefonik, ndërsa kërkesën në emër të vendit tonë do ta bëjë Austria. Gjithashtu, sipas Tahirit ekziston pajtimi që operatorët nga Kosova e Serbia të bashkëpunojnë në fushën e roamingut me qëllim të zbritjes së tarifave.
Mirëpo, burime pranë Edita Tahirit theksuan të kundërtën e asaj që u deklarua zyrtarisht. Bisedimet sipas tyre sot kanë shkuar keq.
Jo zyrtarisht, këto burime theksuan se serbët kanë qenë desktruktiv gjatë gjithë takimit, madje aq shyumë sa që kanë nervozuar së tepërmi edhe zyrtarët e BE-së.
“Serbët kanë qenë jashtëzakonisht destruktiv në takimin e sotëm, cka është parë dhe nga zyrtarët e BE-së, të cilët janë nervozuar së tepërmi. Serbët nuk kanë pranuar asnjë kërkesë të palës kosovare, përfshirë edhe atë për kodin telefonik, për të cilin do të duhej të aplikonte Austria dhe Kosova ta merrte në shfrytëzim. Destruktiviteti i tyre shkoi aq larg saqë braktisën mbledhjen rreth orës 16: 30”, tha për RTK ky burim, duke shtuar se serbët nuk kanë pranuar asnja kerkesë të Kosovës.
Bisedimet nga pala serbe gjatë ditës së sotme janë drejtuar nga Dragan Vladislavljeviq, ish-shef i shërbimit të fshehtë ushtarak serb. i cili posedon gradën gjeneral brigadier. Ai u emërua drejtor i Zyrës për koordinim të dialogut me Kosovën nga qeveria serbe, në muajin mars të këtij viti. Arsyetimi për emërimin e tij ka qenë forcimi i vijës dhe pozitave të Serbisë në dialogun me Kosovën.
Në anën tjetër, Marko Gjuriq, zyrtar i qeverisë së Beogradit, konfirmoi për mediat serbe për një përafrim qëndrimesh në bisedimet e sotme në Bruksel. (RTK)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së