Senatori amerikan del me një mesazh për Qeverinë Kurti

E publikuar: 27/04/2022 00:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Senatori i shtetit të Iowas në ShBA Zach Nunn, bashkë me organizatën joqeveritare ‘Flanders Field’, janë në përpjekje për t’i evakuuar disa qytetarë afganë, të cilët kanë mbetur brenda Afganistanit, si pasojë e uzurpimit taliban.

Shumica e evakuuar kanë qenë bashkëpunëtorë me forcat e NATO-s, por familjarët e tyre kanë mbetur brenda Afganistanit.

Ata po kërkojnë ndihmën e Kosovës për strehimin e këtyre personave.

E prej Kosovës i duhet vetëm toka, sepse financim të plotë do t’i bëjë fondacioni Ampilo, i cili bën donacione në vende të treta, duke i siguruar teknologji dhe strehim personave në nevojë.

Në gusht të vitit 2020 talibanët morën në kontroll Afganistanin në një kohë rekord pas largimit të trupave të NATO-së nga ky vend.

Kosova, pas një kërkese nga SHBA-ja, pranoi një kontingjent të bashkëpunëtorëve afganë, duke i strehuar në bazat e KFOR-it në vendin tonë.