Sëmundjet seksualisht të transmetueshme që mund t’i keni, por nuk e dini!

28.04.2015 08:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme që mund t’i keni, por nuk e dini!

Raporti më i fundit ka treguar se nuk është fare çudi që Klamidia (Chlamydia) është e njohur si “vrasës i heshtur”…

Raporti i fundit i Qendrës Amerikane për kontrollin e sëmundjeve, tregon se 1 në 100 njerëz në Amerikë e kanë këtë sëmundje seksuale ngjitëse. Një person ndoshta nuk mund të duket edhe aq keq, por kur të bëhen llogaritjet përfundimtare do të thotë se më shumë se 1.8 milion njerëz në Amerikë kanë klamidia.

Ajo që është më shumë shqetësuese është fakti se 1.4 milion njerëz kanë raportuar se kanë këtë sëmundje, ndërsa 400,000 ndoshta mund ta kenë, por që nuk e dijnë, dhe kësisoj rrezikojnë që të infektojnë edhe partnerët e tyre.

Megjithatë, duhet të keni parasysh se mos informimi apo mosdija për këtë sëmundje nuk është faji i këtyre njerëzve. Kjo sepse klamidia pothuajse nuk shoqëron me vete asnjë simptom që mund të “ndezë” alarmin tuaj për panikë.

– “Tek të dy gjinitë, klamidia mund por nuk është e thënë që të shkaktojë rënie në energji si dhe dhimbje, sidomos gjatë urinimit, por është vështirë për të përcaktuar ndonjë simptomë të vetme apo ekskluzivisht e që mund të llogaritet si tregues i qartë se ju keni klamidia,” – thekson Mary Jane Minkin, profesoreshë në Univerzitetin Yale.

Klamidia, e cila është një nga sëmundjet seksuale më të zakonshme bakteriale transmetuese, paraqet problematikë për shumicën e femrave. Nëse nuk trajtohet mënjëherë, bakteriet mund të shkaktojnë probleme të rënda seksuale të tilla si: infeksion i uretrës, vaginës dhe mitrës. Gjatë kësaj, duhet patur parasysh se klamidia mund të zvogëlojë fertilitetin, sikur tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat.

Në një moment, klamidia mund të shkaktojë gjendjen e njohur si PID, apo inflamacion të organeve të brendshme gjenitale, e cila është shumë e pakëndshme dhe e dhimbshme.

Por, ka lajme të mira që dëshmojnë faktin se në çdo gjinekolog ekziston bërja e testit të klamidias dhe diagnostifikimi i hershëm i saj, dhe nëse vërtetohet për një gjë të tillë ju mund të ndjekni terapinë e duhur me antibiotikë./kosovarja/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)