Selimi i përgjigjet Berishës: Ke pas thënë një të pavërtetë për UÇK-në

03.12.2015 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Selimi i përgjigjet Berishës: Ke pas thënë një të pavërtetë për UÇK-në

Deklarata e ish presidentit dhe ish kryeministrit Sali Berisha, e ka preku deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

“O Salë, kaq sa po flet sot kundër opozitës ne Kosovë, po aq, madje edhe më rëndë ke pas folur kundër UÇK-së. Por, në fund, pasi UÇK-ja doli fitimtare, pate deklaruar (një të pavërtetë) se e ke lëshuan kullën në Viçidol për UCK-në. Por, kur të fitojmë serish, çka do të thuash? Rri Salo!”, ka shkruar ai.

Ndërsa kjo është deklarata e plot e Berishës në Kuvendin e Shiqpërisë:

Ish presidenti e ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka postuar në profilin e tij fjalën që sot e ka mbajtur në Kuvend. Ka folur ndër të tjera edhe për atë që e ka konsideruar si ndërhyrje me njëanshmëri të Tiranës zyrtare në problemet e brendshme të Kosovës.

Ka potencuar edhe atë q ë e ka cilësuar si heshtje të qeverisë shqiptare ndaj gjendjes dëshpëruese të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, për heshtjen e qeverisë për hetimin e ngjarjes së Kumanovës, e është marrë natyrisht edhe me Edi Ramën.

“Jam këtu për të denoncuar dhe dënuar ashpërsisht, ndërhyrjen e Tiranës zyrtare në problemet e brendshme të Kosovës. Këto ditët e fundit, në afilacion partiak të padenjë janë manipuluar sulme dhe insinuata ndaj autoriteteve të Kosovës. Kërkoj ndërprerjen e tyre të menjëhershme. Një gjë duhet të jetë e qartë, cilido të jetë në pushtet në Kosovë, i qendrës, i majtë apo i djathtë, në vlerësimin tim, jemi të detyruar e të destinuar të bashkëpunojmë pa asnjë dallim partiak me ta. Ky është interesi me çdo fqinj, pa lëre më Kosovën. Mesazhet e njëanshme janë të dënueshme!”, ka thënë Berisha në Kuvend.

Ai ka thënë se autoritetet e Kosovës, asnjëri prej tyre nuk dëshiron situatën e krijuar në vend.
“Autoritetet e Kosovës kanë firmosur marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA. Opozita i ka kundërshtuar dhe nuk mbaj anën e asnjë pale. Autoritetet e Kosovës i kanë çuar këto marrëveshje në gjykatën Kushtetuese. Kanë bërë një hap shumë pozitiv në vlerësimin tim, kanë kërkuar ndërmjetësim ndërkombëtar për vijën e demarkacionit. Nëse duam t’u japim mend, është shumë e lehtë t’i anatemosh por bën një gabim shumë të rëndë. Ato kanë bërë gjithë përpjekjet e tyre, një gjë është e sigurt, ligjin nuk e bllokojnë dot. Një gjë tjetër është e sigurt, se Kosova është vend i lirë dhe është bërë vend i lirë me një investim të paimagjinueshëm të shqiptarëve dhe miqve të tyre kudo në botë. Pavarësia e saj u arrit mbi një dokument, dhe ky është dokumenti Ahtisari”, ka thënë Berisha. “Për ata të cilët duan të qëndrojnë me seriozitet, e kanë të qartë se ai dokument në kundërshtim me vullnetin tonë, të shqiptarëve kudo, krijoi një super minoritet, por dha mundësinë për Kosovën e lirë e të pavarur, shtet sovran, me integritet të plotë territorial në konsolidim. Ky është realiteti i dokumentit. Nëse ne mendojmë se atë mund ta grisim, ne bëjmë zuzarin por atë nuk e grisim dot”, ka thënë Berisha.

Sipas deputetit demokrat, fatkeqësia më e madhe e Ballkanit janë klika zuzare që nuk respektojnë marrëveshjet historike.

“Merrni shihni. Ky është një rajon ku firmosen marrëveshje e grisen marrëveshje dhe një nga mësimet e mëdha të historisë është të hiqet dorë prej kësaj, jo vetëm për ne, por në tërësi. Pavarësia u vendos mbi dokumentin Ahtisari, tani ta grisim grisim atë? Jo atë se grisim. Bashkë me autoritetet e Kosovës, kur ky ka qënë kryeminsitër(tregon Majkon), kur unë kam qenë kryeministër, kur tjetri para mehe ka qenë kryeministër, jemi përpjekur që të jetësohet pavarësia mbi bazën e atij dokumenti. Nëse ju bërtisni me njëanësi, më thoni mua në cilin parlament të botës hidhen bomba me gaz? Në cilin parlament kryhen veprime guerrilase? Do të bësh guerrilasin, dil në mal por jo në sallë të parlamentit. Çfarë tha John Kerry dje. Atë që s’doni ju tha. Gazi në parlament, është i papranueshëm tha. Nëse flisni për dialog pa dënuar këtë, atëherë…”, ka thënë Berisha.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun