“Ende ha ëmbëlsira, mund të ha edhe biskota me çokollatë, por vetëm një”, thotë Jennifer në një intervistë. “Ha pak sa për të kënaqur nepsin.”
Jennifer u rrit në një familje që shijonte shumë ushqime latine, si pula e mbushur me oriz dhe fasule, tregon aktorja. “Përgjatë viteve, mësova rëndësinë e të ngrënit shëndetshëm si një stil jetese dhe diete. Ende i shijoj të tilla ushqime, por vetëm në porcione të moderuara”, thotë ajo.
Për të pasur mjaftueshëm energji për të bërë aq shumë gjëra që ajo bën gjatë ditës, Jennifer tregon se asaj i duhet të hajë shpesh përgjatë ditës e për më tepër që e fillon ditën herët në mëngjes.
“Zakonisht zgjohem në orën gjashtë ose shtatë të mëngjesit, kur fëmijët më vijnë në dhomë dhe kaloj kohë me ta përpara se të largohem për në punë”, zbulon Jennifer, e cila së fundmi ka lançuar një kompani produktesh për të humbur kilogramët e tepërt.
Për mëngjes, ajo zakonisht konsumon një përzierje me manaferra, kos, limon, kanellë dhe pudër proteinash.
Dreka është zakonisht sallatë dhe përgjatë ditës mund të konsumojë diçka të shëndetshme, si një frutë. “Gjithnjë përpiqem të jem në shtëpi për të ngrënë drekë me fëmijët e mi. Ne hamë shumë produkte me proteina dhe perime”, tregon Lopez.
Përveç të ngrënës së balancuar, Jennifer thotë se është e rëndësishme ta ketë mendjen dhe shpirtin po aq të shëndetshëm. “Gjithnjë përpara se të largohem nga dhoma ime e gjumit në mëngjes bëj një meditim të kombinuar me mendime pozitive”, rrëfen Jennifer.
“Është e rëndësishme të punoni me veten nga brenda jashtë. Bëj edhe ndonjë masazh herë pas here.”
Synimi i Jennifer tani është të ndihmojë gratë të gjejnë një stil jetese të shëndetshëm dhe që funksionon më së miri për to.
“E di se shumë gra nëpër botë po luftojnë për të pasur peshën e duhur dhe unë dua që ato të kenë një sistem mbështetjeje”, thotë ajo.
“Ndonjëherë, pjesa më e vështirë e dietës dhe planit të fitnesit është vazhdimësia e motivimit.” Jennifer ka marrë pjesë në hartimin e disa mjeteve që gjurmojnë fitnesin dhe që u ofrojnë personave që i përdorin të dhëna për veprimtarinë e tyre dhe receta të shëndetshme të ngrëni.
“Nuk ka të bëjë vetëm me humbjen në peshë, ka të bëjë edhe me tonifikimin dhe pasjen e një sistemi trupor të shëndetshëm”, thotë Jennifer. “Prindërit dhe familja ime më kanë mësuar ta dua veten dhe të mos i lë të tjerët të përcaktojnë si duhet të dukem unë”, përfundoi ajo.

















