Nga marsi, të gjithë fëmijët e Kryeqytetit mund të vlerësohen falas nga psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti në QKMF

E publikuar: 21/02/2024 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë fëmijët e Kryeqytetit do të mund të kontrollohen falas nga psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Kështu bëri të ditur Komuna e Prishtinës.

“Vlerësimi multidisiplinar- përfshinë vlerësimin e aftësive të përgjithshme, komunikuese si dhe psiko-sociale të fëmiut. Ky vlerësim do të bëhet nga një ekip e profesionistëve ku përfshihet psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti. Më pas ky ekip profesionistësh mund të adresojë nevojat e pacientit, nëse duhet trajtim tutje.” – thuhet në njoftim.

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje prindërve dhe edukatoreve që nëse hasin në fëmijë me probleme të tilla, të orientohen për termin në QKMF.

Postimi i plotë: