Sekretarja Albright e fton ministrin Mehaj për vizitë në ShBA

E publikuar: 29/07/2021 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar virtualisht sekretaren historike amerikane të shtetit, Madeleine Albright, gjersa shtoi se biseduan si dy miq, përmes video-lidhjes, për rreth një orë.

Ai tha se me këtë rast, sekretaren Albright e falënderoi dhe i ka shprehur edhe njëherë mirënjohjen dhe falënderimin e përjetshëm për lidershipin, vendosmërinë dhe vendimmarrjen e saj në momentet tona më të vështira.“I thashë se ju jeni Heroina e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve liridashës të Ballkanit dhe e tillë do të jeni gjithmonë.

Me kënaqësi e njoftova me të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe procesin e tranzicionit të FSK-s. Gjithashtu e njoftova me prioritete e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përgjithësi si dhe me vizionin, qëllimet strategjike dhe objektivat e mi operacional për të ardhmen në veçanti”, tha Mehaj në Facebook.

Tutje, Mehaj shtoi se Albright e ka ftuar për takim në ShBA.“Në vazhdim i shpreha mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për SHBA-në, popullin amerikan, Departamentin e Mbrojtjes dhe Ushtrinë Amerikane për kontributin e pazëvendësueshëm dhe jetik për gjithë procesin e ndërtimit, zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-në.

Zbarkimi në Kuvajt, planet për zbarkimin në Poloni si dhe validimi nga ushtria amerikane e kapaciteteve të para të forcave mbrojtëse ushtarake ishin aspekte me interes gjatë takimit.”“Nga ana e saj, sekretarja Albright shprehu impresionet e saj më të larta për të gjitha të arriturat e deritashme duke më siguruar se do të ofrojë të gjitha kapacitetet nga autoritetit i saj në funksion të realizimit të vizionit, qëllimeve dhe objektivave të mi.

”“Ajo më tha që keni përgjegjësi të lartë dhe më ftoi në takim në kohën e vizitës sime zyrtare në SHBA. Në fund , sekretaren Albright e ftova për vizitë në Ministrin e Mbrojtjes dhe FSK që mbeti ta vlerësojmë në takimet dhe kontaktet tona në të ardhmen.”