Sekretari i AKR-së: U largua Kryetari i Degës sepse dështoi në dy palë zgjedhje

E publikuar: 27/01/2018 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i Pergjithshëm i AKR-së në Pejë, Vesel Makolli thotë se kryetari i kësaj dege, Xhevdet Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të rezultateve të dobëta në dy palë zgjedhje.
Pas një mbledhjeje që ka zhvilluar kryesia e kësaj dege është vendosur që koordinator i grupit do të jetë Kreshnik Krasniqi.
Veseli tha për Express se dega e AKR-së në Pejë ka qenë njëra prej degëve me rezultatet më të dobëta.

“Kryetari i dorehequr i deges se Pejes ne zgjedhjet parlamentare ka marr numrin ma te vogel te votave. Poashtu edhe ne zgjedhjet lokale dega ka marr shume pak vota, nuk kemi fitue asnji vend ne asamblene komunale. Duke i marr per baze te gjitha keto mossuksese dhe mos aktivitete ne dege, qendra e partise thirri mbledhje te kryesise ku u shqyrtua situata ne dege(mbledhja u mbajt mbrëmë deri vone ku isha une prezent me grupin nga qendra), tha Veseli të shtunën për Express.

Ne kete kontekst kryetari i deges hapi rruge duke ofrue doreheqje te parevokueshme e cila u perkrahe njëzëri nga te gjithe te pranishmit e kryesise se degës, tha ai.

Në mbledhje u propozua që Kreshnik Krasniqi te jete koordinator i grupit i cili do te punoje me nendeget dhe do te punojë edhe ne formimin e nendegeve te reja.

Brenda dy muajve pritet të formohet udheqësia e re e degës./GazetaExpress/