Sejdiu: Njohjet, arritje e madhe për Kosovën

E publikuar: 21/12/2016 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka mbajtur fjalim për njohjen diplomatike të Kosovës, në Konferencën e Katërt të Ambasadorëve që po mbahet në Prishtinë.Sejdiu ka vlerësuar punën e ministrisë dhe shërbimit të jashtëm në proceset e Kosovës si shtet i ri. “Dua ta falënderoj ministrinë e Jashtme dhe shërbimin e jashtëm të Kosovës që me punën e tyre të përditshme po e përfaqësojnë Kosovën denjësisht nëpër botë. Rritja e numrit të njohjeve dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e rajonale janë arritje të mëdha për Kosovën për një kohë kaq të shkurtër dhe rrethanat e vështira që ka pasur”, ka thënë Sejdiu, raporton “Epoka e re”.

Ish-presidenti Sejdiu ka folur edhe për përvojën e tij në përgatitjet për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, hapjen e misioneve të para diplomatike dhe angazhimin rreth njohjeve të para për Republikën e Kosovën.