SBAShK kërcënon Qeverinë me grevë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

19.12.2015 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
SBAShK kërcënon Qeverinë me grevë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

Këshilli Drejtues i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBAShK), ka mbajtur sot takimin përmbyllës për këtë vit, me ç’rast ka reaguar ndaj institucioneve qendrore dhe lokale të shtetit lidhur me qasjen e tyre kundrejt mësimdhënësve në të gjitha komunat e Kosovës. Në këtë takim u theksua se nëse kërkesat e parashtruara nga SBASHK nuk realizohen nga Qeveria, SBASHK mund të shkojë në greva që nga janari i vitit 2016.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka përgëzuar të gjithë të punësuarit në arsimin e Kosovës për punën e bërë dhe për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë. Ai ka kujtuar pastaj për gjithë aktivitetet dhe arritjet që janë bërë në vitin 2015 duke i dhënë vend meritor edhe sfidave të shumta.

Nëpërmjet një komunikatë dërguar medieve, KD i SBAShK ka sqaruar se janë bërë vërejtje serioze ndaj kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa për mosmiratimin e Ligjit për të Punësuarit në Arsimin e Republikës së Kosovës në vitet ’90-99, për moszbatimin e Ligjit mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, për mos fillimin e implementimit të Ligjit mbi Sigurimin Shëndetësor, për mos-heqjen e defekteve në Ligjin mbi KES-in, për mos-planifikimin në Buxhetin e vitit 2016 të mjeteve për implementimin e Ligjit për të punësuarit në arsimin shqip të Kosovës në vitet 90-99, për mungesë së gatishmërisë së duhur për dialog dhe për çështje tjera.

Jasharaj, por edhe anëtarët e Këshillit Drejtues duke përcjellë opinionet dhe zërin e mësimdhënësve nga gjithë komunat e Kosovës, kanë bërë vërejtje të shumta në adresë të institucioneve qendrore e lokale të shtetit.

Ata kabinetin e kryeministrit Isa Mustafa e kanë kritikuar për mosmiratimin e Ligjit për të punësuarit në arsimin e Kosovë në vitet 90-99, për moszbatimin e Ligjit mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, për mos fillimin e implementimit të Ligjit mbi Sigurimin Shëndetësor, për mos heqjen e defekteve në Ligjin mbi KES-in, për mos planifikimin në Buxhetin e vitit 2016 të mjeteve për implementimin e Ligjit për të punësuarit në arsimin shqip të Kosovës në vitet 90-99, për mungesë së gatishmërisë së duhur për dialog dhe për çështje tjera.

Këshilli Drejtues ka kritikuar edhe organet e Universitetit për zvarritjen e nënshkrimit të Kontratës Kolektive për Universitetin, për mos mbajtjen premtimit lidhur me shkrirjen e stimulimit në pagën bazë dhe për mos llogaritjen e 0.5 % për vitet e shërbimit në pjesën e stimulimit.

Kryesia e SBAShK-ut dhe Këshilli Drejtues në takimin e tyre kanë kujtuar Kabinetin Qeveritar dhe organe t udhëheqëse të Universitetit se nëse nuk ka veprime konkrete lidhur me këto çështje atëherë do të ketë veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme që në janarin e vitit 2016.

Këshilli Drejtues ka ngritur një varg kritikash edhe ndaj nivelit komunal të pushtetit duke përmendur mos respektimin e Udhëzimit Administrativ të MAShT-it lidhur me Kontratat individuale të punës nga disa DKA, mos-dhënien e tri pagave për të punësuarit në arsim me rastin e pensionit, mos kompensimit të 70 % të biletave të udhëtimit për mësimdhënësit udhëtarë dhe çështje të tjera.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës