Samsung do ta ofrojë në treg telefonin Galaxy Z Fold 4 me 1 TB memorie

E publikuar: 08/06/2022 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Informacionet për telefonin e ri të Samsung Galaxy Z Fold 4 ngadalë po zbulohen, e tani është shfaqur një e dhënë sa i përket kësaj pajisje – bëhet fjalë për memorien që mund ta ketë kapacitet prej 1 TB.

Galaxy Z Fold 4 është telefon i mençur i palosshëm që pritet të vjen në treg këtë vit, e memoria më e madhe gjithsesi se tërheq më shumë vëmendjen e blerësve potencial, që kanë dëshirë të kenë më shumë të dhëna të ruajtura në telefon, transmeton Telegrafi.

Se sa do të kushtojë Fold 4 akoma nuk dihet, por Fold 3 me 512 GB memorie të brendshme ka kushtuar 1.899 dollarë. Nëse Fold 4 do të ketë të njëjtin çmim, modeli me 1 TB mund të kushtojë 1.999 dollarë nëse jo 2.049 apo 2.099 dollarë.

Memoria e brendshme është shumë e rëndësishme pasi Fold 3 nuk ka hapësirë për kartelën microSD, e pasuesi i tij sigurisht se do të ndjekë të njëjtën rrugë.

Më herët është raportuar që Fold 4 do të jetë më i lehtë sesa paraardhësi dhe se do ta vë në funksion procesori Snapdragon 8+ Gen, si dhe do të ketë bateri me kapacitet prej 4.400 mAh.