Sami Lushtaku: PDK është mirë që të shkojë në opozitë

E publikuar: 19/07/2017 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, mendon se ka ardhur koha që PDK-ja të shkojë në opozitë.

Në një intervistë për emisionin “Komiteti” në TV Dukagjini ka folur për procesin e krijimit të Qeverisë së re ka thënë.

“PDK është mirë që të shkojë në opozitë. Mendimi im personal është që të qëndrojmë në opozitë. VV dhe opozita e deritashme na ka akuzuar shumë dhe është koha që të tregojmë përnjëmend se kush jemi”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka folur edhe për ish-kryetarin e PDK-së Hashim Thaçi dhe kryetarin e tanishëm të PDK-së, Kadri Veseli.

Veselin e ka quajtur një njeri të fjalës ndërsa Thaçin e ka quajtur një mik të tijin. /Insajderi.com