Salihu mund të kandidojë për kryetar të FFK

E publikuar: 13/01/2023 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eroll Salihu ka qenë shumë kritik ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës duke thënë që kryetari i tanishëm nëse ka pak ndenja patriotike duhet të “tërhiqet”

Ai ka folur për humbjet që do të kenë klubet në rast që vazhdohet me këtë strategji derisa ka thënë se do të shqyrtonte mundësinë.

“Po gjithsesi! Kryetari duhet të jetë i mirë dhe transparent dhe duhet t’i tregojë klubeve për atë sa punon”, ka thënë Salihu, edhe pse ka hezituar ta pranojë që do të kandidojë për kryetar.

Ai ka thënë se më parë Kuvendet mbaheshin në mënyrë transparente derisa tani po mbahen nëpër “podrume”, ashtu si do të mbahet më 27 janar.

Tutje ai ka thënë se nëse do të “jetë kryetar” do të përfitonte federata pasi që ai ka njohuri të mëdha në UEFA dhe FIFA që i ka ndërtuar gjatë kohës sa ishte me Vokrrin në FFK. /GazetaExpress/