Sa mund të kurseni derivate nëse vozitni më ngadalë, e zbulon studimi i ri (Video)

E publikuar: 06/07/2022 07:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Ngritja enorme e çmimit të derivateve ka detyruar shumë shoferë të ndryshojnë shprehitë e tyre të vozitjes – e madje edhe t’i ndërrojnë veturat dhe të kalojnë në ato që shpenzojnë më pak dhe njihen si vetura më ekonomike.

Në Shtetet e Bashkuara mesatarja e shpenzimit të një familje është rreth 340 litra derivate mujore, që i bie se shpenzimi i tyre mujor është dyfishuar, transmeton Telegrafi.

E rritja e kostos ka bërë që shumë njerëz të heqin dorë nga vozitja e shpejtë, e madje edhe nga veturat me fuqi të madhe motorike, për faktin se janë bërë të papërballueshme për shumëkënd.

Zyra amerikane për efiçencën e energjisë dhe burime e energjisë së ripërtërishme, ka publikuar rezultat e një studimi mbi ndikimin që mund ta kenë veturat në shpenzim kur bëhet fjalë te vozitja me shpejtësi të madhe.

Aty janë përfshirë të gjitha llojet e mjeteve motorike, nga motoçikleta e deri të SUV-ët. Me rritjen e shpejtësisë nga 80 kilometra në 96, shpenzimi rritet për 12.4 për qind, e nëse rrisni shpejtësinë nga 113 në 129 kilometra në orë, shpenzimi rritet për 15.4 për qind.

Kjo do të thotë se sa më pak që shtypen pedalet e gazit, mund të kurseni një litër derivat në 100 kilometra. Pra të gjithë ata që nuk e kanë problem të arrijnë në destinacion me pak vonesë, mund të aplikojnë një vozitje më të ngadaltë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!