Sa duhet të jetë vlera e koeficientit për të ruajtur pagat e njëjta në fuqi blerëse?

E publikuar: 01/02/2023 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bazuar në një llogaritje të thjeshtë: një vlerë e koeficientit prej 125 euro i ruan pagat e njëjta në fuqi blerëse, siç kanë qenë në dhjetor 2021 përpara rritjes së çmimeve. Pra, kjo vlerë e koeficientit nuk paraqet rritje reale të pagave. Rritje reale sigurohet nëse vlera e koeficientit është më e lartë se 125 euro.

Çfarëdo vlere e koeficientit më pak se 125 euro nënkupton ulje të pagave në fuqi blerëse në mallra dhe shërbime.

Secili i punësuar në sektorin publik mund të bëjë vetë llogaritje për t’u bindur:

(i) krahasoni sasinë e mallrave që e keni blerë me pagën tuaj në dhjetor 2021 me sasinë e mallrave që e keni blerë në dhjetor 2022 (krahasoni faturat javore të ushqimeve, transportit dhe barnave që i konsumoni në familje brenda një jave, apo çmimet e mallrave dhe shërbimeve bazike);

(ii) sa duhet të jetë rritja në pagë në mënyrë që sot të blini të njëjtën sasi mallrash sikurse në dhjetor 2021?;

(iii) sa duhet të jetë vlera e koeficientit që të keni pagë me të cilën mund të blini të njëjtën sasi mallrash sikurse në dhjetor 2021?