Rusia: Rreziqet e luftës bërthamore duhet të minimizohen

E publikuar: 01/05/2022 00:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Ministrisë së Jashtme ruse, Vladimir Yermakov ka thënë se lufta bërthamore nuk duhet të fillojë kurrë dhe se Rusia po ndjek qartë mirëkuptimet midis fuqive bërthamore për ta parandaluar atë.

Yermakov i tha agjencisë ruse të lajmeve Tass se rreziqet e luftës bërthamore “duhet të minimizohen, duke parandaluar çdo konflikt të armatosur midis fuqive bërthamore”.

Ai përmendi një marrëveshje që zotohej për të shmangur luftën bërthamore, të arritur në janar nga ShBA, Rusia, Kina, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Yermakov tha se dialogu mbi stabilitetin strategjik me ShBA-në ishte aktualisht “i ngrirë nga pala amerikane”, raporton BBC.

Ndërkaq, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov paralajmëroi Perëndimin të mos nënvlerësojë rreziqet e konfliktit bërthamor.

Por, dje një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se ShBA nuk beson se ekziston një kërcënim i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia./InfoSot/