Rusia dhe ‘besimi’ janë dy pole të kundërta, thotë Zelensky

E publikuar: 23/04/2022 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy,në një konferencë për shtyp ka thënë se Rusia dhe fjala “besim” janë antonime dhe jo sinonime në mes vete.

“Kur ata thonë diçka, fjalët e tyre nuk përkojnë me veprimet e tyre”, tha ai.

Në lidhje me një pyetje të mëparshme, ai tha se nuk ka frikë ta takojë Vladimir Putin.

“Unë nuk kam të drejtë të kem frikë, sepse njerëzit tanë kanë treguar se nuk kanë frikë”, shtoi ai.

Zelenksyy konferencën për shtyp e dha nga një stacion nëntokësor dhe në një fazë u desh të ndalonte për të lejuar kalimin e një treni.