Rugova, Dreshajt: A jam i çmendur të ngris një palestër mbi eshtrat e stërgjyshërve të mi?

E publikuar: 04/10/2017 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari aktual i Istogut dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat, Haki Rugova ka mohuar faktin se palestra sportivee Istogut është e ndërtuar mbi varrezat masive.

Rugova në emisionin “Magazina Lokale” në Klan Kosova i është kundërpërgjigjur Gani Dreshajt, kandidatit të AAK-së për Istogun, duke i thënë që nuk ka fakte për këtë gjë.

“Nuk ka varreza aty ku supozohet, jo në atë pikë por në pjesën e poshtme dhe nuk ka fakte”.

Dreshaj: Palestra sportive e Istogut e ndërtuar mbi varrezat masive

“Jam marrë me këtë çështje, janë të zhdukur që janë babgjyshi i Ibrahim Rugovës dhe baba i Ibrahim Rugovës”.

“A jam i çmendur të ngris një palestër mbi eshtrat e stërgjyshërve të mi”, përfundoi ai.