Rrahu gruan, kur i kontrolluan shtëpinë iu gjet armatim

E publikuar: 11/11/2023 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës dje ka pranuar informatë se një grua është sulmuar fizikisht nga burri i saj.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, janë gjetur edhe armë e fishekë të ndryshme.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje

“Prishtinë, 10.11.2023 – 08:50, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47, një pistoletë dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”