Rrahje mes kushërinjve në Podujevë, si i qëruan hesapet për tokë familja Musa

E publikuar: 06/05/2024 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Sibofc të Podujevës ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve, gjatë dites së sotme.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se konflikti ka ndodhur në familjen Musa.

Shkak i përleshjes ka qenë një kontest pronësor. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Albin dhe Edon Musa kanë përfunduar në spital si pasoj e rrahjes nga disa kushërinj të tyre.

Enver Musa me djemt e tij Qëndrimin, Arlindin dhe Jetmirin dyshohet se kanë sulmuar dy kushërinjt nga familja Musa.

Përndryshe, në konflikt janë perdorur mjete të forta e që për pasojë ka edhe të lënduar.

Dyshohet se familja e një polici janë të përfshirë në këtë rast.