Rooney me supergol kalon Evertonin në epërsi ndaj Arsenalit (Video)

E publikuar: 22/10/2017 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Evertoni ka gjetur golin e parë në ndeshjen kampionale ndaj Arsenalit.

Është sulmuesi i madh anglez, Wayne Rooney, i cili ka shënuar për epërsinë 1-0 të Evertonit.

Goli i Rooneyt erdhi në minutën e 12-të të ndeshjes.

Ky gol i anglezit erdhi nga një distancë prej 20 metrave dhe ishte i hatashëm.

Pjesë e fajit tek ky gol ishte edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili humbi topin. /Telegrafi/