Roman Abramovich po mendon revolucion te Chelsea, emri më i madh Mauro Icardi

E publikuar: 08/01/2019 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stafi i Roman Abramovich është duke kërkuar një revolucion në rindërtimin e skuadrës.

Abramovic është përgatitur të shpenzojë në janar dhe verën e ardhshme.

Chelsea pritet të mbylle një marrëveshje prej 40 milionë funtesh për mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella, që shihet si zëvendësim për Cesc Fabregasin i cili është i vendosur të bashkohet me Monacon.

Klubi ka pasur bisedime edhe me mesfushorin argjentinas të Zenit St Petersburg, Leandro Paredes, për të cilën janë kërkuar 30 milion funte.

Po ashtu pëlqehet edhe sulmuesi i Bournemouth, Callum Wilson.

Por emri më intrigues është ai sulmuesi të Interit, Mauro Icardi i cili ka një klauzolë 100 milion funte për blerje për klubet jashtë Italisë.

Chelsea është duke e shikuar mundësinë për ta larguar Alvaro Moratan që mund të largohet që janar.

Përfaqësuesit e Moratas kanë zhvilluar bisedime me Sevillan,që e duan si huazim me të drejt blerje për 35 milion funta në verë.

Në listë është edhe shtija e Callum Hudson-Odoi që kërkohet nga Bayern Munich.

Mund të largohen edhe dhe Davide Zappacosta./Telegrafi/