
Radja Nainggolan mund të shndërrohet në futbollistin e tretë më të paguar në Serinë A italiane. Në Trigoria vazhdojnë bisedimet mes drejtuesve të Romës dhe menaxherit të lojtarit të përfaqësues belge për rinovimin e kontratës. Klubi verdhekuq është gati t’i vendosë në pjatë 20 milionë Euro 28-vjecarit me origjinë indoneziane për 4 vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për një marrëveshje të re deri në vitin 2020 nga e cila Nainggolan do të përfitojë 5 miljonë Euro në sezon.
Pagë për një top player kjo sepse në Serinë A për momentin vetëm Higuain me 7,5 miljonë Euro në sezon dhe Daniele De Rossi me 6,8 miljonë Euro përfitojnë më shumë. Për të refuzuar Chelsean e Interin gjatë verës dhe për të qëndruar në kryeqytetin italian drejtuesit e Romës i kishin premtuar mesfushorit një kontratë të re me një pagë shumë më të lartë. Premtimet mbahen dhe te klubi verdhkuq i kanë lënë mënjanë fjalët për të kaluar te veprat. Për të shpërblyer për lojtarin për dashurinë që ka shfaqur ndaj Romës, Nainggolan shumë shpejtë do të hedhë firmën mbi kontratën e re që do ta lidhë me skuadrën verdhekuqe deri në vitin 2020./ss/